Pakti shqiptaro – grek solli sërish protesta në vendin tonë. Shqipëria ngrihet në protestë, nga jugu në veri. Ato, do të nisin në Berat, dhe do të vazhdojnë, si me të ashtuquajturën ‘Teoria e Dominosë’
Shqipëria ngrihet në protestë, nga jugu në veri. Nisin në Berat
Shoqëria Civile mbajti sot një tubim në Berat për tema të ndjeshme si çështja e detit, Çamëria apo varrezat e ushtarëve grekë.
“Nuk jemi mbledhur ketu per partite politike, por per nje çeshtje te madhe siç eshte ajo e marrveshjes per detin, u shprehen protestuesit”.
Një protestë tjerët është paralajmëruar para ambasadës greke në Tiranë.
Ndërsa banorët në katër anët e vendit janë hedhur në “sulm” kundër qeverisë për taksat e larta. Produktet bujqësore të pashitura për shkak të mungesës së tregjeve. Por dhe për shumë probleme të tjera, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.
Gjithësesi, për vitin 2018, manifestimet e kanë zanafillën dy muaj më parë. Kur Partia Demokratike organizoi, një protestë gjigante, kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili