Është gjetur dhe i fundit në listën e gjatë të negociatorëve. Ai është, Ksenofon Krisafi. Krisafi, vjen në këtë listë, si ‘i fundit i Moikanëve’. Por ai, është dhe njeriu që kryesoi negociatat me Italinë për kufirin detar.
Pakti Detar, Negociatorët: Ksenofon Krisafi, si ‘I fundit i Moikanëve’…

Profesor Krisafi, është një ndër ekspertët më të mirë të së drejtës ndërkombëtare. Por ai është dhe një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të paktit të 2009-s me Greqinë. Krisafit, i është kërkuar nga Presidenti i Republikës, por dhe nga dhe ministri Jashtëm që t’i bashkohet rinegocimit të detit me këtë shtet.
Ndërsa, në një postim të tij, në FB, Profesor Krisafi sqaron se cila do të jetë pjesa e vështirë e këtyre negociatave. Ja se çfarë thotë ai:
“Besoj që gabimet që u bënë qoftë me negociatat që u bënë në vitin 2009 nuk duhet të ndodhin dhe nuk do ndodhin. Ato faktorë që ndikuan për keq në vitin 2009 nuk janë më prezent. Ndërhyrja brutale, violente e politikës në kompetencën e delegacionit nuk ka pse të jetë. Përbërja e këtij delegacioni ka një përzgjedhje të kujdesshme për t’i dhënë prioritet kompetencës profesionale”. “Është fjala për të vendosur kufij, të cilat nuk i vendos dot nesër, pasnesër, apo pas 10 vitesh. Këta kufij do të vendosen në një zonë për të cilën flitet gjërë e gjatë se ka pasuri të konsiderueshme dhe këto pasuri duhen ndarë siç i takon të ndahen”.
Gjithashtu, profesori i përgjigjet dhe pyetjes se a mund të negociohen kufijtë me fqinjët deri për Pashkë? Kur vendin tonë do ta vizitojë dhe Kryeministri grek, Tsipras? Kësaj pyetjeje, profesor Krisafi, i përgjigjet kështu:
“Çdo gjë ndodh. Por nëse do i referohemi eksperiencës me vendet e tjera duket pak e vështirë. Në shumë vende të tjera kanë zgjatur negociatat me 5-6 vite”.
Megjithatë, meqë lista për grupin e negociatorëve u plotësua, atëherë të presim çdo të na sjellë përfundimi i tyre.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili