Gazeta greke “Voria.gr” shkruan se: Greqia përfiton hapësira detare ku mund të shfrytëzojë naftë dhe gaz natyror. Si shpërblim për Shqipërinë…,ata do të abrogojë Ligjin e Luftës të vitit 1940. Në artikull theksohet se Greqia është dorëzuar dhe ka rënë dakord të tërhiqet nga pretendimet për protokollin e Korfuzit.
Në Paktin me Greqinë,… Shqipëria ka “korrur” një “fitore…! Grekët, do të abrogojnë ‘Ligjin e Luftës’. Por do të kenë ‘dorë të lirë’, për të shfrytëzuar naftën dhe gazin në det
Artikulli thekson se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka përmendur rreth 1800 raste shqiptarësh që kanë humbur pasurinë në vitin 1940. Ndërsa për popullsinë çame, ndiqet tjetër formulë diskutimi. Abrogimi do të lejojë shqiptarët të kërkojnë pronat e tyre në Greqi.
Sa i takon marrëveshjes detare, Greqia do shtrihet në 12 milje, gjë, që e favorizon përkundrejt Turqisë. Ndërkaq, ende mbeten për t’u parë përcaktimi i zonave “Joni 1” dhe “Joni 2”. Pasi, qeveria greke ka thirrur tashmë kompani të huaja për kërkim hidrokarburesh.
Pjesë e marrëveshjes sipas medias greke është njohja e patentave të makinave, dhe rishqyrtimi i teksteve shkollore që përdoren në Shqipëri. Si dhe furnizimi i minoritetit me libra të posaçëm nga Athina. Në ditët në vijim pritet të dalin detaje të reja rreth marrëveshjes. Ky proces, nuk do të jetë transparent për qytetarët.
www.lajm-shqip.com