Paketa Fiskale bën bashkë PS-në dhe LSI-në në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës
Paketa Fiskale bën bashkë PS-në dhe LSI-në
Këshilli i Bashkisë Gjirokastër miratoi në mbledhjen e radhës me 22 vota pro dhe 5 kundër Paketën Fiskale për vitin 2018.

Në votim morën pjesë të 27 nga 31 këshilltarët. Pro paketës votuan 22 këshilltarë të PS dhe LSI.
Ndërsa 5 këshilltarë të PD u shprehën dhe votuan kundër propozimeve.
Në mbledhjen e mëparshme paketa fiskale u kundërshtua dhe nuk u votua nga këshilltarët e PS dhe PD dhe u kërkua një variant më i plotë.
Pas ripunimit të materialit të paketës, në mbledhjen e sotme u paraqit një material shtesë.
Paketa përmban ndryshime në taksat dhe tarifat për bizneset dhe qytetarët.
Ndryshime, të cilat përfshijnë taksën e pastrimit, ndriçimit, pronësisë mbi pasurinë e paluajtëshme dhe për ndërtesat brenda qytetit.
Po ashtu edhe te taksës vjetore të tabelës identifikuese të biznesit, taksat për fermerët dhe tarifat për ujin e pishëm.
Për Lajm Shqip
E.S.