Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»ANALIZË»Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit, Aleko Likaj
Faruk Myrtaj
Faruk Myrtaj

Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit, Aleko Likaj

3 vite më parë Komento

Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit,  Aleko  Likaj, Francë (Bordo)

Aleko Likaj nuk është se merr përsipër të kthehet në Fillimet e Njeriut. Kjo, qoftë edhe pa zënë n’gojë Mëkatin Fillestar. Kafshimin fshehtazi të frutit të mollës. Kjo,  që në orvajtje të tjera filozofike,  bëjmë ta kundrojmë edhe si frut të Pemës së Dijes. Nëse do ndodhte ashtu,  ai mbase do shtyhej t’i quante të dy personazhet e prozës së tij Eva dhe Adam. Likaj merr përsipër ta mbajë Evën dhe të merret me Adamin Adem. Pavarsisht trajtave kulturore, autori i zbret Vetat e tij në tokë dhe ia ofron si të tillë lexuesit të tij të mundshëm.

Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit, Aleko Likaj

Aleko Likaj, shkrimtar dhe gazetar
Aleko Likaj, shkrimtar dhe gazetar

Adem Muça e shtyn Evën e tij, Eva M. drejt mëkatit. Ai ka pamje tjetër publike. Punon diku në zyrat e Pushtetit të Politikës në Pushtet . Monopartiak adreson autori, duke e vendosur ngjarjen në një situatë e frymëmarrje të caktuar. Deri në atë shkallë,  sa aty dalin emra faktikë kryeministrash e sekretarë partishë! Është në të vërtetë i përkushtuar ndaj Dukjes. Thirret deri në zyrat atje lart. Por,  kur zbret poshtë, në jetën private, në familje, Ademi zvogëlohet pothuajse dhimbshëm. I kërkon gruas së vet,  ta bëjë baba me tjetërkënd. Është dashuria,  që nuk e lë të ndahet nga kjo grua,  të cilën s’e bën dot nënë? Është sedra mashkullor-ite,  që nuk pranon asnjë plasaritje në kullën e autoritetit të njeriut me karrierë? Është jeta për hir të opinionit, syrit të të tjerëve, që e zbret këtë lartësi nën nivelin e detit?! Aleko Likaj rrëfen ngjarjen pa mëdyshje. Shkon me dike,  që nuk na njeh. Që nuk do mund të na marrë n’gojë, me dike.  Që nuk pengon ngjitjen lart. Merret vesh. Nuk është aq e kollajtë ta derdhësh tërë ylberin e kësaj gjendjeje njerëzore.

Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit, Aleko Likaj

Njeriu është përditë në dilema morale. Dhe jo gjithnjë i zgjidh ato në favor të moralit. As edhe të moralit të predikuar të ditës, por edhe më rrallë të moralit njerëzor.Eva, në pamjen e parë reziston në mbetjen brenda kopshtit të dashurisë tradicionale. Në emër të dashurisë,  qoftë edhe pa frytet e saj.  Eva provon të mbetet krijesa për të, por duket se nuk arrin të artikulohet. Nuk gjen dot, në atë mjedis, në atë shoqëri, dike. Kjo,  që do t’i sugjeronte qëndrim më të qartë, më të vetes, më dashuror. Dashuror prej nëne të ardhme, të një gruaje që e shtyjnë drejt bërjes nënë.  Duke humbur vetinë e gruas në kurorë. Lexuesi e sheh të jepet, të dorëzohet, pa pyetur shumë të asaj çfarë do të vijonte si pasojë.  Eva nuk refuzon dot deri në fund…Gjen një person krejt të rastësishëm dhe e bënë baba të fëmijës,  për të shfaqur baba burrin e saj… Zërat nga jashtë shtëpie u vijnë si të huaj. Të tërë pyesin siç pyesin të gjithë, sikur t’i dijnë përgjigjet që do marrin. Dhe në të vërtetë ashtu ndodh.

Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit, Aleko Likaj

Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit, Aleko Likaj
Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit, Aleko Likaj

Nuk është vetëm Shteti në këtë roman në hall. Është deri edhe celula atje poshtë. Kryeministri,  që merret n’gojë nga turmat . Në fund të romanit dalin në rrugë e marrin detet. Duket sikur rron diku tjetër. Nuk e bën dot kryeministrin, si Adem …nuk e bën dot babain. Kërkon të marrin hua diku tjetër. Por,  për ta bërë këtë,  duhet ndërruar Kushtetuta,  nderi i Familjes. Një zë, që do përkonte me pozicionimin e hershëm të Evës.  Do mund t’i sugjeronte të pyeste dhe të mbrohej në emër të dashurisë. Do mund ta kërkonte qysh në krye provën e dashurisë. Kopshti i Edentit, si metaforë, qëndron tek bindja. Tek devocioni, tek frytet e ndaluara.  Nëse më do, nëse duhemi, le të vazhdojmë. Nuk ka Eden,  me mollë të kafshuar… Autori nuk mbetet këtu. Si përshkrues i mjediseve një për një të asaj kohe e psikologjie. Ai e shtyn subjektin deri në shterim. Jeta për njeriun, si mëkatar, fillon me kafshimin e mollës. Eva, duke u rrekur të mbetet edhe më tej Evë, partnere e Adamit Adem. Psonis  babain e fëmijës së saj.

Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit, Aleko Likaj

Kjo,  me gjasme e falur nga që mëkatin, tradhëtinë bashkëshortore, e bën për hir të Familjes! Në sy të Botës, të Opinionit të Kohës aq mëkatar, qoftë edhe prej pavetëdijes apo mosdijes. Duket sikur të gjitha janë në rregull. Një çift në harmoni. U shtuan edhe me një djalë. Urimet s’mbarojnë. Vjehrra, nëna , kunetërit e kunatat, j anë më në fund të lumtur. Por edhe ata të zyrave, hohorasin si gjithnjë pa shkak. Edhe pse nuk do bëhen kurrë të zot të pranojnë.  Se,  rënia e madhe, gjer shtetërore,  ka marrë rrokopujën.  Në situatë groteske humbasin të gjitha, gjer edhe linja e subjektit të parë. Personazhet kryesorë rrezikohen të dy nga sëmundje të liga. Evës, sipas mjekut, i duhet një lindje tjetër. Kjo, për të shpëtuar jetën e saj biologjike. Nuk është më Eva e parë, Eva e Dashurisë. Madje as Eva e dytë, që e la Kopshtin e Edenit vetëm për pak, sa të kënaqte egon e burrit. Tashmë ajo nuk arrin dot të bëhet as Eva Muça, formalisht, si bashkëjetuese. Vihet në udhën e odisesë,  për të gjetur njeriun rastësor që i huajti embrionin e fëmijës…

Pak radhë për një vepër të gazetarit e shkrimtarit, Aleko Likaj

Një fëmijë i dytë. Mëkat , për çfarë?! Dashuria nuk është më. Familja si vjegë ka vdekur njëherazi me këtë version të dytë mëmësie. Edhe pse me të njëjtin mashkull. “Zgjodha jetën”, – shprehet ajo. Kur e kundërta e Jetës nuk është Vdekja fizike. Tashmë e ka humbur simpatinë prej lexuesit. Ndërkaq ka rënë edhe shteti. Nuk e mban dot më këmbë.  As gjyqtari i caktuar për Divorcin e kërkuar nga “shoku Adem” ndaj gruas së vet.  Është shfaqur opozita. Edhe ajo e përfolur,  se njeriu po e braktis Kopshtin, Atdheun e tij.  Dhe po çan detin me iluzionin,  për ta kërkuar lumturinë diku tjetër…Eva shfaqet duke u ngjitur në një skaf. Po aq rastësisht si sëmundjet ndërmjetës për skafin,  është babai biologjik i fëmijëve.  Ai  nuk ikën dot se…ai ka familjen e tij. Në sy të opinionit dhe të lexuesit e respektuar. Por e tëra është false. Ademi nuk e ka as këtë shans.  I ndjerë,  i tradhëtuar, kësaj here pa Lejen e Tij, ndërron jetë. Gjithnjë prej sëmundjes së ligë. Vdes edhe fizikisht. Eva M, ajo e jetës.  Jo e Biblës, merr rrugët e botës, me dy fëmijë. Zoti e ndihmoftë…Autori nuk merr përsipër asgjë më. Ky libër është mbyllur.

 

Per lajm-shqip:

Faruk Myrtaj

23.10.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Analizë: Çfarë kanë ndërmend të bëjnë në rajon Vuçiç-Thaçi?..
  • Analizë/ Ngjarja e rëndë në Resulaj a ka lidhje shkak-pasojë?…
  • Shtohen minorenët me ‘rekorde kriminale’…gati rikthimi i ‘shkollës së vagabondëve’…
Aleko Likaj France gazetarit e shkrimtarit Pak radhë për një vepër vepër të gazetarit 3 vite më parë
Xhensila Fjora
Etiketime Aleko Likaj France gazetarit e shkrimtarit Pak radhë për një vepër vepër të gazetarit
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Manjani për qeverinë: Po na e shesin Lezhën me çmimin e Karaibeve, por ja çfarë bëjnë në Rivierë…

Pasardhëse

Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar. Të dyshuarit për vrasjen…

Të Ngjashme

Aksident, dy automjete përplasen, dy të plagosur rëndë

Aksident, dy automjete përplasen, dy të plagosur rëndë

admin 4 vite më parë
Video / Noizy do të ndërtojë të gjithë shtëpinë e familjes së…

Video / Noizy do të ndërtojë të gjithë shtëpinë e familjes së…

admin 4 vite më parë
E fundit/ Përplasen trenat, 116 të plagosur nga aksidenti

E fundit/ Përplasen trenat, 116 të plagosur nga aksidenti

Elda Bani 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com