Një punonjës i ujësjellësit të Elbasanit ka rënë pre e dhunës fizike nga një abonent debitor.
Abonenti ndonëse nuk paguan ujin, godet dhe me grushta punonjësin e ujësjellësit.
Aksioni për pagesat e detyruara të ujit të pijshëm, ka nisur ditën e sotme në Bashkinë e Elbasanit.
Nuk paguan ujin, godet me grushta punonjësin e ujësjellësit
Por, ai po has kundërshti nga abonentë familjarë dhe biznese, që janë mësuar të mos paguajnë ndër vite.
Rasti i paprecedentë regjistrohet në Njësinë Administrative Papër.
Sipas burimeve policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë referimin e materialeve në Prokurori për një proçedim penal.
Proçedimi ka nisur ndaj shtetasit D.K., 24 vjeç banues në fshatin Papër.
Sipas burimit zyrtar, proçedimi ndaj tij filloi, pasi më datë 30.01.2018, rreth orës 14 e 30 minuta, në rrugë, në fshatin Papër, për shkak të detyrës dyshohet të ketë goditur punonjësin e ujësjellësit, shtetasin B.K., 59 vjeç, banues në fshatin Papër.
Në ngarkim të 24 vjeçarit, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” .
Alfrida Danushi
01.02.2018