Natën e ndërrimit të viteve, aktroja Jessica Alba dhe bashkëshorti i saj Cash Warren u bën prindër për herë të tretë. Aktorja i lumturoi dy vajzat e saj me një vëlla. Të cilin e pagëzoi me emrin Hayes. Gëzimi i lindjes së një fëmije shoqërohet edhe me preokupime të tjera për nënën. Siç janë kilogramët e marra gjatë shtatzënisë. Orët e gjata pa gjumë dhe më pak kujdes ndaj vetes e këtu nuk bën përjashtim as ylli i Hollywood-it.
Të ngjashme mund të lexoni:
“Një dush i ngrohtë dhe pak make up për t’u ndjerë njeri. Jeta e një nëne që sapo ka lindur”, – shkruan Alba në një foto me flokë të lagura. Ndërkohë, bebi i sapo ardhur në jetë mesa duket nuk i ka mirë punët me gjumin.
Mami Jessica kalon shumë netë pa gjumë.
”Zgjohemi çdo 2 orë e 30 min”. – ka shkruar 37-vjeçarja. Por çfarë diete po ndjek aktorja për të humbur kilogramët e shtuar gjatë shtatzënisë? “E nisëm ditën me ushqimin që ta sjellin pesë herë në javë. Për të ushqyer trupin pas lindjes”, – thuhet në diçiturën e fotos. Aty shfaqet një libër me titull “Arti i të ushqyerit për një nënë të re”.
Pavarësishtë këtyre shqetësimeve të vogla, ajo duket në super formë dhe e bukur si gjithmonë.
04.01.2018