OSHEE në Tiranë ka dërguar për ndjekje penale 18 abonentë.
Gjatë 1722 kontrolleve të përbashkëta me policinë e shtetit 18 kanë rezultuar me shkelje.
OSHEE bën verifikime dhe për 300 biznese.
Nga këto kontrolle, 300 verifikime janë kryer në biznese.
Nga akt-konstatimet, në prani të policisë gjyqësore, 18 abonentë rezultuan se kishin shkelur ligjin.
Gjysma e tyre ishin biznese.
Ata kishin vjedhur energji elektrike përmes lidhjeve të dyta, jashtë sistemit matës dhe rilidhjeve pas ndërprerjes si debitorë.
Klevis Jahaj, drejtor i drejtorisë Rajonale Tiranë të OSHEE, u shpreh:
Kontrollet do të vijojnë, gjatē gjithë 24 orëve, madje duke shtuar verifikimet.
Sidomos mbrëmjeve, ndaj askush të mos mendojë për tolerim.
Por të zgjedhë rrugën e drejtë dhe ligjore të pagesës së konsumit të energjisë.
Dhe të konsultohen me zyrat e Kujdesit ndaj Klientit për detyrimet dhe skemat lehtësuese.
www.lajm-shqip.com