OSHEE e lë në terr: Ndërsa Ndreu kërcënon. Nëse kjo situatë nuk merr fund, atëherë … Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka shpërthyer sot ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
OSHEE e lë në terr: Ndreu kërcënon…’Nëse kjo situatë nuk merr fund, atëherë …
Gjithsesi, deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka filluar pushimet vjetore, të cilat po i bënë, në një resort në zonën turistike të Tales, në Lezhë. Por për fatin e tij të keq, zona ku ndodhet dhe resorti, ka mbetur me orë të tëra pa drita. Kjo gjë ka shkaktuar dhe irritimin e deputetit Pjerin Ndreu. Përmes një postimi në Facebook, Ndreu e ka cilësuar skandaloze, lënien pa energji elektrike të zonës turistike të Tales në Lezhë. Ndreu ka paralajmërua protesta ndaj OSHE-së dhe qeverisë Rama, nëse kjo situatë nuk merr fund menjëherë. Ja dhe postimi i Ndreut në FB:
“Te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita, ne kulmin e sezonit turistik, eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne. Ca pseudoreforma me shpikje banale, kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situates. Si deputet zone kekoj nderhyrje te menjehershme, ose do mbledh bizneset e asaj zone, duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi.”
Në fund, Pjerin Ndreu e mbyll shkrimin e tij me fjalët: ‘S’më intereson aspak se kujt partie i përkasin këta ‘horra’, por cfarë zullumesh bëjnë në dëm të sezonit turistik ! Turp e faqja e zezë !

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili