Opozita ka organizuar kësaj të marte protestë përpara Kuvendit.
Situata është tensionuar në momentin kur protestuesit kanë filluar të hedhin kapsolla dhe tymuese përpara selisë së Parlamentit
Qindra mijëra protestues opozitarë janë mbledhur përpara Parlamentit ku pritej të fillonte seanca, duke thirrur të gjithë një zëri “RAMA IK”.
Mazhoranca ka përdorë hyrjet anëse të ndërtesës së Parlamentit për të hyrë brenda saj, pasi hyreja kryesore ishte bllokuar nga protestuesit.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalën e tij, tha se zhvillimi i seancës së sotme është një një veprim tinzar dhe i paligjshëm.
Ndër të tjera ai tha se pushteti i vërtetë i takon popullit.
Basha para protestuesve:
“Edhe sot e bënë aktin tinzar dhe të paligjshëm. Nuk është më Kuvendi i Shqipërisë por i krimit dhe hajdutëve. A ta që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur miliona nga populli. Pushteti i vërtetë i takon popullit. Ne të gjithë bashkë kishim njoftuar protestën tonë të radhës. Në mënyrë ilegale ndryshuan mbajtjen e parlamentit sepse menduan se do i shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Kurrë më parë nuk është mbledhur kaq shumë njerëz brenda pak orësh”, tha kreu demokrat Basha.
Visar Quni
26.02.2019