Opozita, betejë me Erion Veliajn për Teatrin Kombëtar. Opozita nuk ka lejuar që të kalojë prishja e Teatrit Kombëtar në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Kreu i anëtarëve të djathtë në këshill, Kreshnik Çollaku, tha se nuk do të bëhen bashkëfajtorë me masakrën. Ai tha se mafia e naftës kërkon të marrë teatrin dhe naftën.
Opozita, betejë me Erion Veliajn për Teatrin Kombëtar: Jo mafies

“Opozita në këshill, PD e LSI, vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie të kushtëzuar me këshillin bashkiak.
Kjo është kushtëzuar nga prania e përhershme e 6 individëve me mandate false.
Ata sillen sikur janë këshilltarë dhe votojnë si të tillë. Prania e tyre hedh në erë legjitimitetin e këshillit bashkiak.
Pse duhet prania e tyre? Kjo duhet për të përgatitur akte si ky që janë sjellë sot për vendim.
Dy janë absolutisht kriminale: projekti i sponsorizuar nga një mafie e re, ajo e naftës në Tiranë për të betonizuar Parkun Rinia. Kjo votë kërkon 3/5.
Vendimi i dytë: Prishja e Teatrit Kombëtar. Këto vota ata sot nuk i kanë.
Asnjë ditë nuk do t’i kenë për sa në këtë këshill do të jetë kjo opozitë.
Ne do bëjmë barrikadë për këto dy krime mafioze. Çdo gjë që ndodh në atë sallë është e kompromentuar.
Sot grupi që mbështet PS është minorancë”, tha Çollaku.
Për lajm-shqip:
Ylli Pata