Tre shqiptarë e një italian kanë rënë në pranga nga policia në Itali me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Operacioni i koduar “Bukë e miell” , ka arrestuar shqiptarët;
Liman Dana 54 vjeç, djali i tij Arjan Dana 29 vjeç, nipi Fabian Isamili 23 vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova Baldeti 44 vjeç, pronar i një furre buke në komunën San Miniato në provincën e Empolit.
Operacioni policor “Bukë e miell”, prangos 3 shqiptarë në Itali për…

Tre shqiptarët akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafik kokaine.
Ata e shisnin si individualisht ashtu dhe si furnizues të italianit të arrestuar.
Shqiptari 54 vjeçar, Liman Dana merrej me përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të kokainës në banesën e tij.
Djali i tij Arjan Dana e nipi Fabian Ismaili ishin korrierët e shitjes së drogës.
Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 pas denoncimit të bërë në polici nga e dashura e italianit të arrestuar.
Pas një grindje me të dashurin rrëfeu aktivitetin kriminal si dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.
Sipas policisë italiane kokaina e trafikuar ishte mjaft e pastër e dozat varionin nga 10 deri më 50 gramë.
Sara Mustafa
05.11.2018