Operacioni i kryer në kufirin greko-shqiptar zbulon 138 kg marijuanë.
Përfundon me sukses operacioni anti-drogë në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni është kryer në zonën pyjore të Xrisorahit, Janinë pas informacioneve paraprake.
Janë gjetur të fshehura 7 çanta me 123 pako.
Ato përmbanin 138 kg 400 gram marijuanë.
Gjithashtu 1 armë zjarri automatik “Kallashnikov” me 2 krehëra me 20 fishekë dhe 528 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Vijojnë kontrollet dhe hetimet, shkruan oranews.tv.
www.lajm-shqip.com