Operacioni “Forca e Ligjit”, goditet rrjeti i grupeve kriminale në Fier
Operacioni
Operacioni “Forca e Ligjit’ ka realizuar goditjen e parë ndaj një grupi kriminal.
Në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit.
Janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike.
Në kuadër të operacionit janë ndërmarë një sërë masash tekniko–organizative e policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale.
Në fokusin e Policisë në këtë periudhë ka qenë evidentimi, identifikimi dhe goditja e aktivitetit të grupeve kriminale.
Sipas burimit zyrtar , ato operojnë ndër vite në fushën e narko-trafikut, por edhe të aseteve që keto grupe zotërojnë.
“Grand”
Nga strukturat policore të Drejtorisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, u finalizua operacioni policor i koduar “Grand”.
U arrestuan në flagrancë 3 persona, të skeduar si anëtarë të ketij grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit.
Janë arrestuar Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak. Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike.
Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim.
Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar personat e mësipërm.
Dhe, pas kontrollit, shtetasit Kujtim Kuçi, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës “Glock” dhe 2 krëhëra me fishekë.
Shtetasit Bashkim Ahmeto iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Gjithashtu 1 armë zjarri pistoletë e markës “Glock” dhe një krëhër me fishekë.
Shtetasit Dritan Tusha iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Janë sekuestruar 4 automjete, njëra e blinduar, 2 armë gjahu, 1 dedektor valësh, shkop gome. Po ashtu, 2 thika me përmasa të ndryshme, 8 telefona celularë, si dhe 900 euro.
Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar criminal.
Dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Grupi kriminal
Ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si: vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht.
Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit. Pasuri, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre.
Deri tani janë identifikuar disa prej pasurive, si , 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti.
Gjithashtu, edhe 2 automjeje, 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Operacioni do të vazhdojë intensivisht deri në realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale.
Por, edhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.
Për Lajm Shqip
Vladimir Muçaj