Kim Kardashian dhe Kanye West u janë ofruar me miliona dollarë për të publikuar fotot e fëmijës së tyre të tretë. Por ata i kanë refuzuar të gjitha ofertat.
Të ngjashme mund të lexoni:
Disa burime brenda familjes thanë për portalin e huaj ‘TMZ’ se disa revista dhe gazeta kanë filluar me ofertat shumë muaj më parë.
Të gjitha ofertat ishin me miliona dollarë.
Më e pakta varionte nga 2-5 milion dollarë. Kim dhe Kanye nuk pranuan asnjëherë. Sepse në atë mënyrë ata do të shkelnin mbi moralin e tyre. Siguria e familjes për ta është më e rëndësishmja nga të gjitha gjërat.
Edhe në të shkuarën Kim dhe Kanye i kanë publikuar fotografitë e dy fëmijëve të tjerë, North dhe Saint, dy muaj pas lindjes së tyre. Prandaj në mars duhet të kontrolloni ‘Instagram’-in e Kim mos ka ndonjë foto të vogëlushes.
17.01.2018