Oficeri i Tiranës është shpallur ditën e sotme në kërkim. Dyshohet nga policia se është i përfshirë në trafikun e drogës. Ai u mundua të largohej me makinën e mbushur me drogë.
Bëhet me dije se është inspektor në komisariatin nr.2 të Tiranës.
Gjatë natës së djeshme ai ka braktisur makinën e tij, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme droge.
Pavarësisht përndjekjeve për disa minuta nga ana e policisë, ai ja doli të shpëtonte.
Oficeri i Tiranës i shpëton kolegëve. La makinën me drogë në Fushë-Krujë.
Braktisi makinën me drogë në Fushë-Krujë dhe iku.
Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Policia po heton dhe po punon për kapjen e efektivit të Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Klajdi Thaçi
20.04.2018