Real Madrid është i gati t’i bëjë një ofertë stratosferike Tottenham për të blerë shërbimet e Harry Kane. E përditshmja britanike “Daily Star ” ka raportuar se Los Blancos janë duke përgatitur një ofertë për Tottenham, ku përfshihet Gareth Bale plus 150 milionë euro.
Ofertë stratosferike/ Reali ofron 150 milionë euro dhe Bale-n vetëm për të pasur …

Një ofertë e çmendur kjo nga Real Madrid për të bindur drejtuesit e skuadrës angleze që të hequr dorë nga një nga figurat më të mëdha të futbollit botëror.
Por sipas “Mundo Deportivo” ky operacion do të jetë përsëri i vështirë, për tu kryer duke marrë parasysh dëmtimin e Bale, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë.
Real Madrid është në kërkimin e një golashënuesi të mirë për të zënë boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo. Kane shihet si një nga mundësitë më të mira.
Sulmuesi anglez ka një kontratë deri në vitin 2024 me Tottenham, arsye kjo që e pengon disi transferimin tek “Los Blancos”.
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj