Lajm i keq për kombëtaren. Odise Roshi është dëmtuar rëndë. 6 muaj larg fushës së blertë do të qëndrojë. Ky është lajm i keq për tifozët e Odise Roshi-t. Futbollisti do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni, pas një dëmtimi në ligamentet e gjurit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi rus i Akhmat Grozny, për të cilin luan mesfushori shqiptar.
Odise Roshi dëmtohet rëndë, lajm i keq për Kombëtaren…
Roshi u dëmtua në sfidën ndaj Rubin Kazan. Mësohet se Roshi ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë. Për shkak të së cilës do detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni të hënën. Si rrjedhojë 27-vjeçarit do t’i duhet t’i mungojë fushës së blertë për rreth 6 muaj. Ai do të humb kështu ndeshjet e para të Kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve.

Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
22.08.2018