Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»BOTA»Obama udhëheq te votimet paraprake
Obama udhëheq te votimet paraprake

Obama udhëheq te votimet paraprake

9 vite më parë Komento

Presidenti ka arritur sukses mes votuesve që e hedhin votën në distancë

barack obama kryeson votimet paraprake usa lajm-shqipPresidenti Barack Obama dhe sfiduesi i tij republikan Mitt Romney, janë pothuajse barazim në vrojtimet e opinionit publik, por në një front të garës, Obama duket se ka avantazh të madh: janë amerikanët që sakaq e kanë hedhur votën e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Reuters”.
Sipas një vrojtimi mbi këtë grup votuesish, Obama kryeson me 59 për qind, ndërsa Romney ka vetëm 31 për qind. “Përmasa e kampionit të vrojtuar është relativisht i vogël dhe norma e gabimit është 10 për qind, por diferenca e madhe mes dy kandidatëve e bën vrojtimin të saktë”, thotë “Reuters”.
Ndërsa zgjedhjet e 6 nëntorit janë vetëm tri javë larg, 7 për qind e të pyeturve sakaq kanë votuar personalisht ose kanë votuar me postë. Rezultatet e vrojtimit tregojnë se votimet para datës së zgjedhjeve ka gjasa që do të luajnë një rol më të madh këtë vit nga sa patën në vitin 2008, kur afërsisht një në tre amerikanë votoi para ditës së zgjedhjeve. Votimet janë hapur sakaq në një formë a në një tjetër në së paku 40 shtete.
Si Obama, ashtu edhe Romney, po punojnë për të bindur mbështetësit e tyre të votojnë sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që fushata e tyre të përqendrohet në trokitjet derë më derë dhe në komunikimet me telefon për të tërhequr ata që janë ende të pavendosur.
Votimet paraprake qenë një pjesë e rëndësishme e fitores së Obamës mbi republikanin John McCain më 2008-n dhe fushata e tij synon të përsërisë suksesin këtë vit. Kampi i Obamës thotë se po udhëheq mes votuesve të hershëm në Ioua e Ohajo dhe ka rezultat më të dobët se në 2008-n në shumë shtete të tjera të luhatshme. Ata shpresojnë që votimet paraprake të shmangin pasojat negative të mundshme që pritet të krijohen nga fushatat e reklamës negative që do të shpërthejnë në ditët e fundit para zgjedhjeve të 6 nëntorit.
“Ne kemi bërë investime të hershme në shtetet e fushëbetejës, ku kemi punuar për të regjistruar qytetarët dhe kemi mbajtur të hapur bisedimet me votuesit e pavendosur prej shumë muajsh, në mënyrë që të krijojmë një organizatë historike popullore që do të japë sukses kur votat të numërohen”, deklaroi zëdhënësi Adam Fetcher.
Mbështetësit e Romney thonë se pas debateve të suksesshme, ata kanë avantazh në disa shtete të rëndësishme, përfshirë Floridën, Karolinën e Veriut, Kolorado dhe Nevadën. Ata thonë se kanë parë rritje të entuziazmit dhe vullnetarizmit mes republikanëve që nga performanca e fortë e Romney-t në debatin kundër Obamës më 3 tetor.
Ekspertët thonë se gjithsesi deri tani është shumë e vështirë të vlerësosh se sa shumë do të ndikojë në rezultatin final votimi paraprak.
Saktësia e sondazhit të organizuar nga “Reuters” përmes internetit matet prej intervalit të besueshmërisë. Për 6704 njerëz që u pyetën nëse kanë votuar apo jo, norma e gabimit ishte 1.3 për qind. Për 361 njerëz që u përgjigjën se kishin votuar, norma e gabimit është 10 për qind.
15.10.2012
Burimi: Gazeta Shqip

amerike gara presidenciale ne amerike gazeta shqip gazeta shqip on line gazetat gazetat shqiptare presidencialet shba shqip us usa www 9 vite më parë
admin
Etiketime amerike gara presidenciale ne amerike gazeta shqip gazeta shqip on line gazetat gazetat shqiptare presidencialet shba shqip us usa www
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

I preu kokën 18-vjeçares, arrestohet 80-vjeçari,…

Pasardhëse

Balla: Imami po shet aerodromin e Vlorës

Të Ngjashme

Ylli i the Cranberries ndahet nga jeta, Shkaqet për këtë ngjarje…

Ylli i the Cranberries ndahet nga jeta, Shkaqet për këtë ngjarje…

Klajdi Thaci 4 vite më parë
Po bëjmë më pak seks se në vitet 90 dhe e dini kush e ka fajin?

Po bëjmë më pak seks se në vitet 90 dhe e dini kush e ka fajin?

Elda Bani 4 vite më parë
Për anulimin e vizitës së Vuçiç, Thaçi del kundër qytetarëve…

Për anulimin e vizitës së Vuçiç, Thaçi del kundër qytetarëve…

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com