Presidenti Barak Obama po autorizon një shtesë prej 30 milionë dollarësh në ndihma për të zbutur pasojat nga thatësira në bujqësi e blegtori. Ekspertët thonë se moti i thatë në Amerikë ka te ngjarë të ndikojë çmimet në ushqim dhe lëndë djegëse në mbarë botën.
Presidenti Obama u takua të martën me zyrtarët e departamenteve të ndryshme qeveritare për të gjetur mënyra për të ndihmuar prodhuesit amerikanë të ushqimit, të cilët janë goditur nga një thatësirë ??që ai e quan shkatërrimtare dhe të pashembullt
Ndër hapat që presidenti po ndërmerr është që t’i japë Departamentit të Bujqësisë 30 milionë dollarë për të ndihmuar të sigurojë më shumë ujë për bagëtinë dhe për të rikushtëzuar tokat e prekura nga thatësira. Obama gjithashtu po lejon më shumë kredi me interes të ulët për fermat bujqësore e blegtorale dhe më shumë kredi për bizneset e vogla të lidhura me këto ferma. Ai urdhëroi gjithashtu një program për të ndihmuar shoferët e kamionëve që dërgojnë furnizime në zonat e prekura nga thatësira.
Presidenti tha se hapa të mëtejshme janë të mundshme. “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mendime nga organizata shtetërore dhe krahinore, nga grupe jo-fitimprurëse, nga sektori privat, dhe mbi të gjitha nga fermerët dhe blegtorët që janë ndikuar direkt, për të gjetur mënyra të tjera se si mund të ndihmojmë. Sepse kur ndodh një katastrofë si kjo, të gjithë duhet të bashkohemi ”.
08.08.2012
Burimi: Gazeta Panorama