Nxehen gjakrat në parlamentin e Shqipërisë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është ngritur me të tijët dhe ka shkuar në foltore në Kuvend, aty ku po fliste Rama.
Nxehen gjakrat në Kuvend, Basha i kundërvihet Ramës duke i shkuar në foltore.
Është dashur ndërhyrja e punonjësve të gardës për të neutralizuar ndonjë përplasje të mundshme. Situata është shtensionuar me largimin e Bashës pranë Edi Ramës. Pas kësaj ndodhie e gjithë opozita ka lënë parlamentin.
Në Kuvend po diskutohej në lidhje me largimet e shumta që qeveria ka bërë nga skema e ndihmës ekonomike. Kjo ka qenë ajo që ka tensionuar Bashën. Ndryshe nga opozita, Rama ka deklaruar se kanë qenë qindra persona të cilët merrnin miliona lekë asistencë në mënyrë kundraligjore. Por ata i merrnin paratë edhe pa patur asnjë problem financiar, shkruan Lapsi.
“Nga pikëzimi i Sali Berishës, ne kemi hequr televizorin me ngjyra, bolierin. Si të gjitha reformat, që tentuat po nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që filloi në Qershor të 2014. U pilotua në 3 qarqe. Nga pilotimi rezultoi se ishin 19.700 deklarime të rreme, d.m.th. subjekte abuzive. Merrnin ndihmën ekonomike nga ju e nuk e meritonin ta kishin. Çfarë po bëjmë? Kanë kaluar 2 vite nga procesi i pilotimit, dhe jemi në fazën e shtrirjes të së njëjtës skemë në të gjithë Shqipërinë. Nëse ju doni të protestoni për fluturimin nga Prrenjasi që deri në Shtator përfitonte ndihmë, dhe është pronar i një vile, vazhdoni protestoni. Nëse protestoni për gëzimin nga Kamza, pronar i kësaj vile dhe 2 makina, vazhdoni protestoni” – tha Rama.
Për Lajm-Shqip
Leonard Xhelili
22.02.2018