Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi. Një përfaqësues i Bashkisë në lagjen Turgutlu të provincës Egje të Manisës nuk pranoi të martonte një çift pas shakasë që bëri nusja.
Hatice Kosman dhe Turgut Dinçer Güneri vendosën të kurorëzonin lidhjen e tyre 9 vjeçare.
Kur zyrtari i Bashkisë pyeti Haticen nëse ajo e pranonte Turgut-in si bashkëshort, ajo u përgjigj:
“A do të ishte e mundur të thuhej jo? Natyrisht që po”.
Prej kësaj përgjigjeje, zyrtari i Bashkisë Turgutlu anuloi ceremoninë. Çiftit dhe familjarëve iu desh të kthehen mbrapsht.
Nusja bën shaka ditën e dasmës. Lihet pa martuar nga përfaqësuesi i Bashkisë…
Turgut Dinçer Güneri u përgjigj për mediat turke:
“Në rrugë për në sallën e dasmës, Hatice më kishte folur për të bërë një shaka në ceremoni. Ajo kishte shikuar disa video në Youtube dhe kishte parë njerëz që jepnin përgjigje të tilla”.
Më tej vijon:
“Ai e anuloi ceremoninë. Kishte 60 mysafirë. Ne të gjithë e lutëm atë për 15 minuta, por me të nuk bëhej kompromis. Ai na tha Hatice kishte përdorur disi fjalën “jo” kur ajo iu përgjigj pyetjes”, ka thënë tutje Güneri, duke shtuar se ata do të aplikojnë për të rezervuar një ditë tjetër për ceremoninë e dasmës.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
25.04.2018