Numërohet mbrapsht dhe ndizen dritat e bredhit të festës në Gjirokastër
Numërohet mbrapsht dhe ndizen dritat e bredhit
Qindra fëmijë dhe prindër morën pjesë në ceremoninë e numërimit mbrapsht dhe ndezjes së dritave të bredhit të festës së Vitit të ri në Sheshin e Cerciz Topullit në Gjirokastër.
Rituali i kësaj dite, këtë vit, nisi nga Qafa e Pazarit.
50 fëmijë të veshur me kostumet Santa Claus, të shoqëruar nga kryebashkiakja, Zamira Rami, demonstruan këngën e vitit në kalldrëmet e gurtë të qytetit muze.
Festimet vijuan më pas në shesh, përreth Bredhit të Vitit të Ri, me këngë, valle dhe fishekzjarre.
Për Lajm Shqip
Engjëll Serjani