Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»LAJMI I FUNDIT2»Nuk ekzistojnë 850 milionë euro cash, luhet gjoja me investimet
Nuk ekzistojnë 850 milionë euro cash, luhet gjoja me investimet

Nuk ekzistojnë 850 milionë euro cash, luhet gjoja me investimet

9 vite më parë Komento

Rastet

Kur shtetet nuk i shesin të gjitha

Eksperti i naftës, Maksim Shuli tregon për “Shqip” një mori rastesh ku, shtete shumë herë të fuqishme, nuk kanë lejuar të shesin të gjitha aksionet. Ai është i mendimit që qeveria shqiptare duhet të ruajë të paktën nga 20 deri në 35% të aksioneve. Në Poloni kompania “Grupa Lotos” është një shoqëri aksionere, ku shteti zotëron 50%. “Gazprom” është një shoqëri anonime ruse, ku shteti mban 51% të aksioneve. ENI, shoqëria Kombëtare e Naftës Italiane, e themeluar në 1953 dhe ka filluar privatizimin në 1998, shteti mban ende 30% të aksioneve. “Rompetroli”, kompania rumune e naftës është shoqëri publike shtetërore, ku qeveria ruan 25% të aksioneve. Kompania “Helenik Petroleum”, kompania greke kombëtare e naftës, themeluar në 1975 dhe ka filluar privatizimin në vitin 1998, ku shteti grek mban ende 35,5% të aksioneve dhe ku 39% të aksioneve të tjera i kontrollon “Latsis Group” një kompani greke, pra, brenda territorit të tyre.

“Megaoferta”, METE bën lëmsh informacionin e firmave, fsheh planet e zhvillimit

albpetroli fier lajm-shqipBuxheti i shtetit ta harrojë se do të arkëtojë 850 milionë euro nga shitja e “Albpetrol”-it, pasi ato nuk ekzistojnë. Paketa e ofruar “Vetro Energy” nga zyra e saj në Singapor nuk përmban para të thata për zotërimin e 100 për qind të aksioneve, por edhe planin e supozuar të investimeve, të cilën Ministria e Ekonomisë po e ruan (ose gatuan) në fshehtësi, në mungesë të plotë transparence.

Me një mungesë të plotë profesionalizimi, zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kanë bërë lëmsh të gjithë opinionin publik, duke mos qenë të aftë të shpërndajnë informacionin se kush është kompania që ofroi 850 milionë euro dhe çfarë përfshin oferta, pra, çmimin dhe investimin (ku futet edhe mjedisi). Nga 19 kompani, që shfaqën interes për privatizimin, vetëm 6 morën pjesë në paraqitjen e ofertave, por vetëm tre ishin të njohura, kurse tre të tjerat nuk kanë as faqe interneti, për rrjedhojë nuk dihet se çfarë aktivitetesh kanë.

Tre ditë pas zhvillimit të tenderit për privatizimit e të vetmes ndërmarrje shtetërore të prodhimit të naftës në vend, mësohet më qartësisht se çfarë përmbanin ofertat e kompanive. Shifrat marramendëse nuk janë vetëm shumat që do të paguhen si çmim, por edhe planet e zhvillimit.

Ishin kanadezët e “Bankers Petroleum” që zbardhën të parët “sekretin” e ofertave të majme. Në ditën e tenderit, aksionet e kompanisë u rritën pas paraqitjes së ofertës për të blerë “Albpetrol”-in për 303 milionë euro, dhe po atë ditë, të premten, kompania lëshoi njoftimin, duke thënë se, vlera e paraqitur ishte kombinim i pagesave cash dhe investimeve. Këtë metodë kanë ndjekur edhe shoqëritë e tjera, por METE nuk i zbardh, duke u mbrojtur se me procedurat e tenderit po merret konsulenti amerikan “Pattom Boggs”.

Një ditë para tenderit, zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, do të shpjegonte për gazetën “Shqip” mënyrën e përzgjedhjes së kompanisë fituese, nëse do të ishte veprim strategjik apo i nisur vetëm nga çmimi i ofruar.

“Privatizimi nuk është vetëm për sot, për çmimin që merr, por edhe për atë çfarë kompania do të investoje nesër për zhvillimin e sektorit. Sa për ta ilustruar p.sh, një kompani mund të ofrojë 100 lekë dhe investon 20 lekë, por mund të kemi oferta për ta blerë me 50 lekë dhe do të investoje 150 lekë. Ky do të jetë një rast interesant për t’u gjykuar. E rëndësishme është që kompania që do të vijë, të jetë serioze në kuptimin financiar dhe të zotërojë kapacitetin e nevojshëm teknik për të ndërmarrë operacione hidrokarbure të eksplorimit dhe të prodhimit”, ishte përgjigjja e zv/ministrit.

Pra, mund të jenë ofruar 850 milionë euro, por brenda mund të ketë plane investimi më tepër se sa vlera e shitjes. Faktet e deritanishme tregojnë se investimet në Shqipëri nga kompanitë koncesionare nuk kanë qenë konform kontratave. Ashtu si italianët me 25 HEC-et në energji, ARMO-n e 270 milionë dollarëve në naftë, CEZ-in e 300 milionë eurove në shpërndarje, apo ACR-në në miniera kromi, janë raste të pastra që shteti nuk i përfitoi asnjëherë investimet e premtuara në kontratë.

Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, kur po shitet edhe prona e fundit e shqiptarëve, dhe jo pak, por burimet e naftës në det dhe në tokë, shtetarët tanë treguan se atë çfarë nisi 80 vjet më parë Iljaz Vrioni, me koncesionin e anglezëve, po e mbyllin tani me gjoja amerikanët, pa transparencë.

 

Bozdo: Kombinimi i ofertave

“Një kompani mund të ofrojë 100 lekë dhe investon 20 lekë, por mund të kemi oferta për ta blerë me 50 lekë dhe do të investojë 150 lekë. Ky do të jetë një rast interesant për t’u gjykuar”, ishte përgjigjja e zv/ministrit, lidhur me kriterin e shpalljes së ftuesit.

Faktet me shifra tregojnë qartë se planet e investimeve nuk janë respektuar kurrë nga blerësit

 

Historia

Skandalet me kontratat në naftë i kemi që nga 1924-a

Ishte viti 1924 kur deputeti Luigj Gurakuqi ngrinte zërin në parlament se qeveria e Iljaz Vrionit po lidhte kontratë koncesionare me shoqërinë angleze APOC, duke i dhënë një kontratë ekskluzive mbi monopolizimin e tregtisë së vojit të gurit (kështu i thoshin në atë kohë naftës) me kushte aspak të favorshme për shtetin tonë. Vrioni u akuzua për tradhëti kombëtare për shkak të marrëveshjes me italianët për shtypjen e monedhave dhe doli me vendim parlamenti në pension të parakohshëm. Nga kontrata shteti shqiptar përfitonte vlera të papërfillshme. Pikërisht këtu kemi elementët e parë korruptiv të shtetit shqiptar mbi kurriz të pasurisë së kombit. Në shkurt të 1925, qeveria e asaj kohe lidhi katër kontrata për shfrytëzim nafte, në rreth 700 mijë ha tokë, të blera me 0.82 franga ari për ha, nga më të ulëtat e asaj kohe në krahasim me rajonin. Në vitin 1931, APOC u largua nga vendi, pasi shpoi 14 puse, duke marrë me vete të gjitha studimet dhe materialet, në kundërshtim me ligjin.

Në lojë futen italianët, marrëveshje e bërë nga shteti i tyre me anglezët në kompensim të disa koncesioneve në Irak. Nga viti 1937 deri në 1940, ishin aktivë edhe francezët, por pasi bënë disa studime për naftë, nuk ndërmorën asnjë hap investimi, por u larguan pa respektuar kontratën. Edhe në këtë pjesë, shteti nuk ndërhyri për të penalizuar.

Historia tregon se studimet e kryera dhe marrëveshjet disa milionësh dollarë nuk janë respektuar. Në janar të vitit 1945, qeveria shqiptare i konfiskoi impiantet e kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës, të menaxhuar nga italianët (AGIP), me rezerva mbi 1 milion ton. Në fillim të viteve ’90 nisin kontaktet e para për kërkim dhe zhvillim nafte, por asgjë konkrete. Në vitin 2004, qeveria lidh një tjetër marrëveshje pas dështimit spektakolar të kanadezëve të “Sanxon”, të cilët ikën pa respektuar asgjë. Tani jemi në prag të shitjes së gjithçkaje që është tokë e jona me naftë dhe sërish rrezikojmë të mos përfitohet asgjë.

10.09.2012

Burimi: Gazeta Shqip

agip albpetrol albpetroli apoc ARMO Bankers bankers petroleum bankers petrolium cez ekonomi ekonomia ekonomia e rrezikuar ekonomia ne krize ekonomia ne shqiperi ekonomia shqiptare gazeta shqip gazeta shqip on line HEC Hidrocentrali KESH lajm lajm i fundit lajm-shqip lajme lajme ekonomie lajme live lajme nga ekonomia lajme nga ekonomia shqiptare lajme nga politika shqiptare lajme nga shqiperia lajme nga vendi lajme politike lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te fundit lajme te ndryshme lajme te reja lajme te reja nga vendi lajme vendi lajmeshqip lajmeshqiptare lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet ne shqiperi lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit ne shqiperi lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmishqip lajmshqip mete ministria e ekonomise ministria e ekonomise tregtise dhe energjetikes Ministria e Financave qeveria qeveria shqiptare shqip 9 vite më parë
admin
Etiketime agip albpetrol albpetroli apoc ARMO Bankers bankers petroleum bankers petrolium cez ekonomi ekonomia ekonomia e rrezikuar ekonomia ne krize ekonomia ne shqiperi ekonomia shqiptare gazeta shqip gazeta shqip on line HEC Hidrocentrali KESH lajm lajm i fundit lajm-shqip lajme lajme ekonomie lajme live lajme nga ekonomia lajme nga ekonomia shqiptare lajme nga politika shqiptare lajme nga shqiperia lajme nga vendi lajme politike lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te fundit lajme te ndryshme lajme te reja lajme te reja nga vendi lajme vendi lajmeshqip lajmeshqiptare lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet ne shqiperi lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit ne shqiperi lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmishqip lajmshqip mete ministria e ekonomise ministria e ekonomise tregtise dhe energjetikes Ministria e Financave qeveria qeveria shqiptare shqip
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

HEC-et Bistrica 1 e Bistrica 2…

Pasardhëse

Ja pse qëndrojmë të bashkuar dhe të gëzuar

Të Ngjashme

Tiranë, bie nga skela, humb jetën…

admin 9 vite më parë

Aksident në Lezhë-Laç, plagoset familja kosovare me 4 persona

admin 9 vite më parë

Itali, vrasje e dyfishtë nga xhelozia,…

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com