Nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, shqiptarët godasin me makinë policët
Nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar
I denjë për skenar filmash policorë, me protagonist dy shqiptarë e një maroken, ka qenë ajo që ndodhur dje në Itali.
Shtetasit e mësipërm, janë arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për plagosjen e dy policëve të patrullës.
Ngjarja ka ndodhur në rrethinat e Brescias, mbrëmë rreth orës 23:00.
Patrulla e policisë i ka bërë shenjë për të ndaluar një makine Mercedes, në të cilën ishin tre të huajt.
Drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj urdhrit për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi.
Një patrullë e dytë i zuri rrugën për ta ndaluar.
Por, në këtë moment, drejtuesi nuk ngadalësoi dhe e goditi makinën e policisë dhe dy policët në të.
Ndërhyrja e policëve të tjerë solli bllokimin dhe ndalimin e tre personave.
Ndërsa, policët e plagosur u transportuan në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy shqiptarët dhe marokeni, të cilëve iu gjetën edhe disa doza droge, tani përballen me akuzat e rezistencës, dëmtim personi dhe mjeti.
12.12.2017