Noizy dhe Blerimi janë miq të mirë me njëri- tjetrin. Madje mund t’i quajmë gati të pandarë pasi janë shfaqur bashkë edhe në videoklipet që reperi ka publikuar muajt e fundit.
Siç ndodh shpesh, mes dy çunash hidhen baste lidhur me një çështje të caktuar dhe humbësit do i duhet të “paguajë” diçka.
Pikërisht si pasojë e humbjes së një basti, Noizy-t iu desh të priste konfirmimin e Blerimit për të publikuar këngën e tij “Gjuha e kampionit”.
Shumë prej fansave u çuditën kur Noizy shprehej se Blerimi e kishte në dorë se kur duhej publikuar kënga dhe e gjitha kjo sepse thjesht kishte humbur një bast.
Noizy dhe Blerimi kanë hedhur një tjetër bast, pritshmëritë janë të mëdhaja.
Këtë herë dy shokët i kanë vënë vetes një qëllim. Qëllimi është të provojnë se kush arrin më shumë rezultate në palestër deri më 31 maj.
Reperi ka publikuar në Instagram një foto të Blerimit sot dhe se si do e shohim deri në fund të muajit. Në foto shohim Rocky Balboa.
Nga ana tjetër Blerimi ka publikuar një kolazh të Noizy-t dhe personazhit The Rock.
Dy çunat i kanë pritshmëritë goxha të larta për kundërshtarin por le të presim rezultatin, kush do e fitojë bastin.
www.lajm-shqip.com