Njihuni me konkurentin e Noizyt: I fiksuar pas ‘nuses’ së tij!
Epo mesa duket të gjithë VIP-at tanë janë të fiksuar pas Rihanna-s.
Të ngjashme mund të lexoni:
Pas Noizy-t, tani më edhe Young Zerka i ka shprehur dashurinë Ririt.
Në fakt për t’u treguar më të sinqertë, Zerka është më tepër i zhgënjyer nga dashuria për Ririn… të paktën këtë kuptojmë ne nga komenti i fundit që ka bërë në një foto të bukuroshes në Instagram.
“Pra ti u kthen komente njerëzve që të blejnë buzëkuqin por as edhe një opinion për dikë që këndoi një këngë vetëm për ty??? Gjithsesi më pëlqen xhaketa goce”, ka shkruar Zerka.
Nëse ju kujtohet, (të bindur që po), këngëtari i ka dedikuar një këngë Rihanna-s titulluar ‘Like Rihanna’ dhe në fakt këtu e ka zanafillën zhgënjimi i tij: asnjë përgjigje nga ajo.
Epo siç ndodh në të shumtën e rasteve, ku ka dashuri ka edhe zhgënjim.
08.12.2017