Njihuni me vëllain dhe motrën sexy të Rike Roçit / FOTO
Njihuni me familjen e Rikes
Ajo do të mbahet mend si një prej kokurrenteve më sexy që kanë hyrë ndonjëherë në shtëpinë e “Big Brother Albania”.
Bëhet fjalë për Rike Roçin, e cila, ndonëse ka një kohë të gjatë që mungon në ekranet shqiptare, vijon të tërheqë vëmendje.
I tillë ishte rasti i ndeshjes së Kombëtares Shqiptare me atë franceze, ku ajo çmendi mediat e huaja e ato shqiptare me paraqitjen sexy.
Por, tashmë duket se vëmendjen po e merr motra e bukuroshes shqiptare, Nervila.
Rikja ka postuar një foto të së motrës në Insta Story dhe ka dëshmuar kështu se familja e saj është e bekuar me gjenet e bukurisë.
Vetëm pak kohë më parë, Rikja prezantoi fansat edhe me vëllanë e saj, Alessio-n.
13.12.2017