Njihuni me shtypin e ditës, e premte 01 shkurt 2019…
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, e premte 01 shkurt 2019.
Do të nisim me “Gazeta Shqiptare”. Në këtë të përditshme si shkrim kryesor do të gjeni: Emrat, 270 pronarët që përfitojnë kompensimin
Më tej, në gazetën “Stamdart” si shkrim kryesor do të lexoni: Plas në Parlament. Debatet e plota. Rama: Ti gruas time i ha atë që s’thuhet. Berisha: Je fundërrinë, i merr shokut gruan, o i pafytyrë
Gazeta “Mapo” hapet me artikullin: Thellohet kriza, banalizohet debati politik, protagonistë Rama dhe Berisha
Në të përditshmen “Rilindja Demokratike”, si shkrim kryesor do të gjeni: I çmenduri do shkulet. Mafia vendos të hetojë “VOA”
Ndërsa gazeta “Koha Jonë” hapet me artikullin: Sharje me “libër shpie” mes Brishës dhe Ramës
Në “Shqiptarja.com” si artikull kryesor do të lexoni: Misteri. A i është ndaluar Sali Berishës hyrja në SHBA?
Ndërsa “Integrimi” hapet me: Kryetarja e LSI, në Kuvend. Monika Kryemadhi: VOA foli qartë, jeni mazhorancë e votave të krimit
Për tu zhvendosur me një të përditshme në Kosovë, “Epoka e Re” çelet me: Thaçi: Pres vendimmarrje në interes shtetëror
Erjona Keta
01.02.2019