Njihuni me shtypin e ditës, e mërkurë 27 shkurt 2019…
Do ta nisim me gazetën “Mapo”. Në këtë të përditshme si shkrim kryesor do të gjeni, “Revoltë, dhunë e gaz lotsjellës, Basha: Nisim mosbindjen civile”
Gazeta “Standard” hapet me, “Bomba kimike. Gaz neuroparalelizues me rreze 2 km, preken fëmijë, gra shtatzëna e të moshur”
Më tej në gazetën “Integrimi” do të lexoni, “Ky parlament është dhe do të jetë gjithë jetën turp i shqiptarëve”
Vijojmë me “Shqiptarja.com”. “3 orë tym e flakë. Në Kuvend të rrethuar socialistët votojnë për drejtësinë e re”
“Koha Jonë” hapet me, “Basha: Rama hodhi gaz kimik mbi protestuesit”
“Rilindja Demokratike” hapet me, “Betejë si në ’90”
Ndërsa e përditshmja “Epoka e Re” në Kosovë hapet me, “Nisma për këta pesë vjet arsyetoi themelimin e vet”
Erjona Keta
27.02.2019