Raste shqiptarësh të suksesshëm në Perëndim po njohim në të gjitha fushat e jetës. Këtë herë bëhet fjalë për një tjetër histori suksesi, për shqiptarin Andi Hoxhaj. Ai u nderua nga Akademia Britanike me çmimin prestigjioz “British Academy Rising Star Engagement Award”.
Andi Hoxhaj: Shqiptari që u nderua nga Akademia Britanike me çmimin “British Academy Rising Star Engagement Award”.
Ky çmim jepet për kontributin që shqiptari ka dhënë në studimet kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Fokus kryesor i këtyre studimeve ka qenë Ballkani Perëndimor, Europa dhe Britania e Madhe.
“Jam i emocionuar që marr këtë çmim prestigjoz nga Akademia Britanike”, deklaroi akademiku gjatë marrjes së titullit.
Hoxhaj njoftoi gjithashtu edhe ngritjen e një rrjeti mes studiuesve të rinj të Britanisë dhe Ballkanit Perëndimor, por t’u fokusuar tek emigrimi, siguria dhe drejtësia.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
27.04.2018