Në jetë ka njerëz të cilët janë të apasionuar pas parasë. Në çdo gjë që bëjnë kanë atë të parën në mendje.
Nga ana tjetër ka dhe individë që i japin rëndësi dhe prioritet të tjerave gjëra në jetë, si: Të ndjerit mirë me aktivitetet tona të përditshme apo me njerëzit që na rrethojnë.
Të dyja mund edhe të ndërlidhen së bashku, por disa i shohin ato si të ndara.
Ja disa nga shprehjet më të famshme që lidhen me paranë:
“Punoni si të mos kishit nevojë për para. Dashuroni sikur nuk keni qenë asnjëherë të lënduar. Kërceni sikur asnjë të mos jetë duke ju parë”.
Satchel Paige
“Të bësh para është art, të punosh është gjithashtu art, ndërsa të bërit biznes është arti më i mirë”.
Andy Warhol
“Paraja nuk është e vetmja përgjigje, por ajo bën diferencën”.
Barack Obama
“Gjërat më të bukura nuk lidhen me paratë. Ato janë kujtimet dhe momentet.
Nëse nuk i shijoni, ato mund të ju kalojnë pa i vënë re”.
Alek Wek
“Me para ju mund të keni mundësinë të bleni një qen. Por vetëm dashuria do ta bëjë atë të lëvizë prej gëzimit bishtin e tij”.
Kinky Friedman
“Paratë nuk janë e vetmja përgjigje, por ato mund të bëjnë diferencën”.
Barack Obama

Njihuni me 10 shprehjet më të famshme rreth parasë…
“Koha vlen më tepër se paratë. Ju mund të fitoni më shumë para, por ju nuk mund të fitoni më tepër kohë”.
Jim Rohn
“Një biznes që nuk bën asgjë tjetër, veçse të jep para, është një biznes i gjorë”.
Henry Ford
“Kush ka thënë që paraja nuk të bën të lumtur, thjesht nuk ka ditur se ku të bëjë shopping”.
Bo Derek
“Për t’u pasuruar, ju duhet të bëni para edhe teksa jeni duke fjetur gjumë”.
David Bailey
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
05.03.2018