Të mbash dietë do të thotë të kesh informacionin e duhur se çfarë është e përshtatshme dhe çfarë jo për organizmin tuaj. Reduktimi i ushqimit deri në një vakt në ditë apo konsumimi i frutave gjithë ditën është shkatërruese për stomakun dhe organizmin tuaj.
Të ngjashme mund të lexoni:
Dieta me mollë
Dieta e konsumimit të mollës gjatë gjithë ditës. Molla të jep ndjesinë e ngopjes apo të fryrjes në momentin që e konsumoni. Por kjo ndjesi nuk zgjat shumë. Ju mund të humbni disa kilogram brenda një jave. Por kur të filloni të ushqeheni normalisht do merrni dyfishin e peshës së mëparshme.
Me uthull
Konsumimi i uthullës pas çdo vakti është praktikur nga shumë persona të cilët mendojnë se duke pirë uthull ushqimi do të tretet. Ndërkohë që uthulla rrit oreksin dhe shkakton humbje të rezistencës fizike.
Ujë dhe limon
Të pish ujë me limon esëll të dobëson. Ky është mendimi i gabuar i shumë personave që e ndjekin këtë dietë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm. Stomaku duhet ushqyer sa më mirë për të patur energji gjatë gjithë ditës. Limoni mund të shkaktoj ulçer të stomakut.
Dieta me ujë të ngrohtë
“Konsumimi i ujit të ngrohtë esëll dhe përpara gjumit të ndihmon të shkrish dhjamin” – thonë në mënyrë të gabuar të gjithë ata që e praktikojnë.
Një vakt në ditë
Shumë persona zgjedhin të konsumojnë vetëm një vakt në ditë (kryesisht darkën) me shpresën se do të dobesohen. Por kjo është një zgjedhje e gabuar dhe jo efektive. Mundohuni të konsumoni pesë vakte në ditë dhe në sasi të vogla.
Dieta Dukan
Kjo dietë ka në bazë të saj konsumimin e sa më shumë proteinave (fileto pule, djath) dhe shumë ujë. Mjekë dhe dietologë e kritikojnë si dietë. Pasi ka efekte të menjëhershme në veshka.
Të dobësohesh nuk do të thotë të mos ushqehesh. Por të hash shëndetshëm, shpesh dhe nga pak.
21.01.2018