Rradhë kilometrike në doganën e Morinit në Kukës. Raportohet se mëngjesin e sotëm ka pasur radhë të gjata në pikën doganore për shkak të punimeve në doganën e Morinit. Sakaq bëhet me dije se gjatë paradites është punuar me 3 sportele nga 5 sportele gjithësej.
Njerëzit nuk durojnë dot më, radhën kilometrike në Kukës nuk e zgjidh as policia
Dogana e Morinës u zgjua mes radhës së gjatë me makina. Shkak i fluksit të madh kanë qenë punimet në këtë pikë kufitare.
Deri tani po punohet vetëm me 3 sportele nga 5 sportele gjthësej. Kalimi po vështirësohet gjithashtu nga prania e trajlerave të mëdhenj me materiale të rënda të cilët lëvizin me vështirësi për shkak të lartësisë së ulët të godinës.
Bllokimi i doganës është shkaktuar dhe nga transportimi drejt Kosovës i materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili. Kalimi i tyre në doganë ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve.
Sakaq Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut në pikën doganore të Morinës.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
16.06.2018