Silva Likaj është studente e vitit të dytë në regjizurë. Ka marë pjesë në shumë evente letrare brenda dhe jashtë vendit. Madje është vlerësuar dhe me çmim të parë për krijimtarinë e saj poetike. Ajo është një studente e angazhuar jo vetëm rreth studimeve universitare. Eshtë krijuese në fushën e letërsisë. Eshtë mjaft aktive në rrjetet sociale. Në statusin e saj sjell një tregim interesant i cili e ka mesazhin të qartë. Ja çfarë shkruan:
Një tregim interesant i studentes së regjizurës Silva Likaj..

“U futëm me një shokun tim në një kafene të vogël. Dhe dhamë porosinë teksa po i afroheshim tavolinës tonë. Dy persona u futën dhe shkuan tek kasa: “Katër kafe të lutem. Dy kafe për ne dhe dy kafe pezull !” Ata paguan kafetë. Morën dy të tyret dhe u larguan. Unë pyeta shokun tim: “Çfarë janë këto ‘kafe pezull’ mor vlla?!” “Prit dhe do ta shohësh”, më tha ai. Erdhën goxha njerëz. Dy vajza kërkuan dy kafe. Paguan dhe ikën. U futën katër kolegë. Si juristë dukeshin dhe porositën gjashtë kafe. Katër për vete dhe dy kafe pezull. Ndërkohë që vazhdimisht pyesja veten se çfarë janë këto kafe pezull. Shijoja motin me diell dhe pamjen e bukur të sheshit që ndodhej pranë kafenesë. Në këtë moment, vjen një burrë i veshur keq. Dukej si një lypës dhe pyeti me zë të ulët, “A ke kafe pezull?”
Një tregim interesant i studentes së regjizurës Silva Likaj..
Është shumë e thjeshtë, njerëzit paguan paraprakisht kafetë për ndonjërin që nuk kishte mundësi ta paguante. Tradita e kafes pezull nisi në Napoli. Por u përhap në të gjithë botën dhe madje në disa vende përveç kafes pezull, mund të porosisësh ndonjë sanduiç apo një drekë të tërë pezull. Mesazhi: Pavarësisht se nga vijmë apo çfarë traditash kemi. Nëse një traditë ia vlen të përvetësohet atëherë mos hezito ta bësh tënden atë. O njeri, porosit një panine pezull për dikë që ka nevojë! Nëse nuk ke aq mundësi, dreqi ta hajë një çaj të ngrohtë pezull mund ta përballojmë pothuaj të gjithë ne. Mendo që dikush i ngrirë jashtë në të ftohtë, futet në kafene dhe shijon çajin pezull që ke porositur ti. A ka ndjesi më të bukur?…
Vladimir Muçaj
23.10.2018