Pas golit që i bëri Anglisë Adnan Januzaj ka treguar të gjithë lumturinë e tij. Goli i tij, i shënuar në minutën e 51′ të takimit i dha Belgjikës fitoren duke e renditur në vendin e parë në grup. Januzajt iu dhe edhe çmimi si “Lojtari i Ndeshjes” nga FIFA.
Një tjetër shqiptar shënon në këtë botëror, Januzaj shprehet se…
Ja si u shpreh Januzaj për golin e tij:
“E dinim se diferenca mund të bëhet nga një moment individual. Mund të kishte qenë çdo kush, por jam i lumtur që isha unë që shënova golin e fitores”.
Më 2 korrik Belgjika do të ndeshet me Japoninë. Ndeshja do të zhvillohet në “Rostov Arena”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
29.06.2018