Një grup dashamirës të fotografisë kanë promovuar hapjen e një studio-galerie në Kodrën e Diellit, duke çelur nje ekspozitë fotografike.
Grupi i përbërë nga shtatë autorët që ekspozuan krijimtarine e tyre, ishin fotografë profesionistë dhe amatorë të artit fotografik.
Autorët, Përparim Kabo, Andi Papastefani, Aida Hoxha, Miriam Neziri, Ilir Ciko, Taulant Bino dhe Roland Tasho ekspozuan rreth 40 fotografi.
“Ky ishte një fillim i mbarë për studiogalerinë e re. Ekspozita e bëri më të bukur këtë mbrëmje mes njerzve që i lidh fotografia”. Tha para grupit të adhuruesve të këtij arti fotografi profesionist Roland Tasho.
Një studio-galeri promovohet me ekspozitën e shtatë fotografëve
“Fotografia është gjurmë, është emocion pozitiv dhe kjo mënyrë ekspozimi është një risi që mund të kthehet në një traditë”. U shpreh Profesor Përparim Kabo një nga autorët që prezantoi disa foto nga arkivi i tij persona.
Fotografja amatore Mirjam Neziri solli në ekspozitë tri foto që paqyronin përëndimin e dilëllit në det nga tri pika të ndryshme.
Biologu Taulant Bino solli imazhet e Karavastasë dhe pamje magjepse të habitatit të kësaj zone të mbrojtur mjedisore.
Të pranishmit vlerësuan dhe pëlqyen edhe kënvështrimet orgjinale të fotografive të Andi Papastefanit, Aida Hoxha, dhe Ilir Ciko.
“Nuk kemi paraqitur thjesht dhe vetëm për foto, ne u munduam të sjellim ndjesitë dhe historitë tona. Tentojmë të krijojmë një traditë të re për mënyrën e ekspozimit dhe interpretimit të fotografisë artistike”. U shpreh fotografia Aida Hoxha.
Ndërsa autorët Andi Papastefani dhe Ilir Ciko, mendojnë se jeta intelektuale e ka të nevojshme komunikimin përmes artit. “Komunikim përmes artit krijon ndjeshmëri që të ndryshojnë përditshmërinë.
Për lajm-shqip:
Engjëll Serjani
26.02.2018