Një politikane që përfundon në burg. Ka ndodhur në Peru dhe është akuzuar për… Liderja opozitare, Keiko Fujimori, të kalojë tre vjet në burg, ndërsa do të presë gjyqin për korrupsion. Kështu ka urdhëruar një gjyqtar në Peru i cili tha se ekzistonte një rrezik i madh që Fujimori të largohej nga Peruja. Ajo u akuzua për marrjen e një ryshfeti prej 1.2 milionë dollarë nga gjiganti i ndërtimit brazilian Odebrecht në vitin 2011. Fujimori mohon çdo akuzë dhe thotë se janë të motivuara politikisht. Ndërsa gjyqtari Concepcion u shpreh se kishte një “dyshim serioz” se Fujimori menaxhonte një “organizatë kriminale de facto të ngulitur brenda” partisë së saj politike Forca Popullore.
Një politikane që përfundon në burg. Ka ndodhur në Peru dhe është akuzuar për…
Më pare, ish-presidenti Pedro Pablo Kuczynski dha dorëheqjen mbi skandalin e lidhur me rastin Odebrecht. Liderja opozitare, u arrestua nga policia pas vendimit të gjyqtarit. Avokati i saj pritet të apelojë vendimin, bën me dije agjensia e lajmeve AFP. 43-vjeçarja kaloi një javë në paraburgim më parë këtë muaj por u lirua në apel. Ajo humbi balotazhet e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016 dhe 2011 pavarësisht se partia e saj Forca Popullore fitoi më shumë vota. Partia aktualisht kontrollon Kongresin e Perusë. Por vitin e fundit ka pasur protesta të mëdha në rrugë kundër institucioneve politike. Babai i Fujimori, ish presidenti 80-vjeçar Alberto Fujimori, po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për abuzime me të drejtat e njeriut. Kjo çështje ka ndezur në masë polemikat në Peru.
Erjona Keta
01.11.2018
Të ngjashme mund të lexoni:
- Gazetari Ismail Xhaferi “thumbon” me vargje politikanët..
- Opinion/ Politikanët grekë, më terroristë dhe më të poshtër se nazistët
- Kadilli: Rama e deputetët të votojnë vettingun e politikanëve…