Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”.
Një person në Tiranë goditet me thikë pas një konflikti, në pranga…
Pas një konflikti, një person me iniciale D.L., rreth 26 vjeç është goditur me thikë në bark nga shtetasit E.M., dhe E.M., ( babë e bir).
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar shtetasit E.M., dhe E.M., në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.