Një ngjarje e rënde është shënuar gjatë oreve të natës në Pogradec.
Burime nga policia bëjne me dije se rreth orës 03.40 në lagjen nr 1 në Pogradec, në afërsi të një pallati është gjetur nje trup i pajetë .
Menjeherë në vendin e ngjarjes ka mberritur policia. Sipas grupit hetimor dyshohet se gruaja eshte hedhur nga pallati ku ajo jetonte.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Starove të Pogradecit. Sipas informacioneve trupi i pajete i perket shtetases me iniciale I.Ç.
Po të njejtat burime thone se të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase mund të jetë hedhur nga pallati. Kjo pasi nga kqyrja paraprake e trupit të së ndjerës, janë konstatuar dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme.
Në bazë të deklarimeve të marra nga bashkëshorti i saj shtetasi A.Ç, rezulton se shtetasja e mësipërme, vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj