Një nga romancat më pasionante të shekullit të XX
Frank Sinatra kishte qenë në krye të muzikës për më shumë se një dekadë, kur Ava Gardner u shfaq në jetën e tij.
Fansat e tij u shkatërruan kur morën vesh se Frank kishte braktisur bashkëshorten e tij prej dymbëdhjetë vitesh për një “prishëse martesash”.
Megjithatë, ishte Frank i cili kishte vendosur që ta ndiqte nga pas Ava-n. Thuhet se Frank i ka thënë një miku të tij në ato momente: “Unë do të martohem me këtë vajzë”.
Në vitin 1951, menjëherë pas divorcit të Frank nga Nancy, çifti u martua mes skandalit dhe kritikave.
Pasoi një pasion dhe zjarr i pakontrollueshëm nga të dyja palët, shpesh herë duke u bërë xheloz për njëri-tjetrin për një sërë arsyesh. Të dy ishin gjaknxehtë, por dhe shumë të aftë për të harruar mosmarrëveshjet, gjë që e shndërroi këtë marrëdhënie në një histori emocionuese.
Çifti ishte jashtëzakonisht i lumtur. Ata ishin qendra e festave të Hollivudit dhe gëzonin arritje të suksesshme profesionale.
Ishte pikërisht ky sukses i jashtëzakonshëm që do të sillte zhdukjen e lidhjes të tyre. Shpesh të thirrur në skajet e kundërta të botës për filma të ndryshëm apo turne publiciteti, çifti thjesht po shpenzonte shumë kohë larg. Përfundimisht, as harku i Kupidit nuk mund ta pengonte këtë martesë shumë të pasionuar që të shkatërrohej. Më 1957, çifti u divorcua.
Sipas Kathryn Grayson, një mike e vjetër e çiftit si dhe aktore “Puna e mori atë në një drejtim dhe Avan në një tjetër. Ata nuk mund të ishin së bashku.”
Pas divorcit të tyre, Ava kurrë nuk u martua por u zhvendos në Spanjë. Është thënë gjithashtu se për shumë vite pas ndarjes së tyre, Frank mbante një figurë të Avas të ngjitur në pasqyrën e tij në çdo dhomë salle ku përgatitej.
Ava, e cila kishte qenë gjithmonë një duhanpirëse, më vonë do të vuante nga komplikime të shumta shëndetësore. Emfizema e la në shtrat dhe dy goditje të njëpasnjëshme paralizuan pjesërisht yllin kinematografik.
Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit dhe vëmendjes mjekësore, Ava vdiq tragjikisht në vitin 1990. Pas dëgjimit të lajmit për vdekjen e saj, Frank u gjet i rrënuar në dhomën e tij, i paaftë për të folur.
Edhe pas gjithë këtyre viteve, dashuria e tij për të ishte e pafund. Ishte pikërisht vdekja e saj që frymëzoi një nga këngët më të njohura të Frank Sinatras, “I am a fool to want you”.
www.lajm-shqip.com