Një mrekulli e shpëtoi një vit më parë, ndërsa dje humbi jetën…
Një aksident në punë për pak i mori jetën një vit më parë Altin Mecit.
Ngjarja ndodhi në fund të janarit të vitit 2017.
33 vjeçari nga Mirdita humbi jetën për shkak të një aksidenti ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.
Ai po ecte me biçikletë në lagjen nr.17, pranë drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore, kur u përplas nga një mjet tip “Volkswagen”.
Një mrekulli e shpëtoi një vit më parë, ndërsa dje humbi jetën…
Altin Meci kishte ardhur në Durrës nga Mirdita. Ai jetonte atje në një shtëpi me qira së bashku me familjen e tij.
Në profilin e tij në Facebook vihej re lidhja e ngushtë që kishte me të birin.
Postonte vazhdimisht foto me të.
Pas një viti nga aksidenti i parë në punë, ai bëri një postim prekës ku falenderonte zotin që e kishte mbajtur në jetë dhe kolegët e punës për qëndrimin pranë.
Më poshtë postimi i tij i plotë në Facebook:
Si sot e nje vite me pare, kur bera aksidentin ne Lumzi, ishte data 29-1-2017 ora 9-te kur bashke me dy shoket e mi na caktoi punen pronari me dale me pre dru ne pyll, u nisem bashke me shoket e mi, emrat e tyre janë: Imer Sadria dhe Arjan Curri.
Imeri ishte pak larg kurse une me Arjanin ishim afer duke ulur dru, mua papritmas me kapi nje trup druri dhe me hodhi nga nje lartesi e madhe dhe rashe ne gremine pa ndenja, kurse trupin e drurit e kisha mbi shpin.
Arjani po uleriste per ndihme: Ejani shoke se Altinin e ka zan trupi. Menjehere erdhen shoket dhe me dhane ndihmen e pare.
Per sekonda vjen Mond Gjini me fuoristrad dhe me dergojne ne spitalin e Fushe-Arrez kur akoma familja ime nuk ishin ne dijeni se cme ka ndodhur, pastaj mua me cuan me ambulance per Puke kurse Mond Gjini njoftoi menjehere vellezerit e mi se Altini ka ba aksident eshte ne gjendje te rend pastaj filluan telefonatat anebame. Fale Zotit qe me fali jeten dhe falenderoj te gjithe koleget e punes qe me dhane ndihmen e pare e te tjere e te tjere.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
30.03.2018