“Në mjedisin tonë politik as njerëzit e as fenomenet historike nuk merren parasysh sipas lidhjes shkak-pasojë. Kështu shikohet Adem Demaçi edhe këtu në Serbi, sikurse në Kosovë, ka thënë për Danasin serb, historiania Latinka Peroviq”.
Një historiane serbe vlerëson pozitivisht Adem Demaçin…
I burgosuri nga historia e Ballkanit, më i vjetri nga të burgosurit, ka qenë i akuzuar se ka përfaqësuar variantin më dogmatik të marksizëm-leninizmit, shkruan sot Koha Ditore.
Është interesant se ka vuajtur burgun në të njëjtin burg me Milovan Gjilasin.
Ky i fundit ka qenë i dënuar për mbrojtje të variantit liberal të atyre teorive. Historiania Latinka Peroviq ka vlerësuar për “Danasin” rëndësinë dhe vlerën e angazhimit publik të intelektualit të ndjerë Adem Demaçi.
Adem Demaçi thotë Peroviq, ka qenë njeri i atij mjedisi, i asaj faze të zhvillimit të popullit në Kosovë.
Është interesant si personazh konsideron ajo. Koha që ka kaluar nëpër burgje e ka mbrojtur nga lëvizjet turbulente dhe nga proceset e rrezikshme shoqërore.”

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj