8 vjet i zhdukur, gruaja kërkon shpalljen zyrtare të vdekjes së burrit. Tetë vjet i zhdukur nga shtëpia e asnjë lajm i marrë për jetën e tij.
Një grua në Elbasan kërkon shpalljen zyrtare të vdekjes së burrit.
Kërkesa e saj i drejtohet gjykatës së kryeqytetit. Realisht nuk është një qytetare e thjeshtë. Është bashkëshortja e Eduart Belegut, ish-këshilltar i Dritan Prifti dhe Genc Rulit.
Kërkesa është bërë nga bashkëshortja e tij, Ilirjana Belegu, për bashkëshortin e zhdukur që prej tetë vjetësh.
Belegu, u arrestua në atë kohë me bujë dhe u zhduk në rrethana enigmatike. Me kërkesë të gruas së tij, pritet që ish-zyrtari i lartë të shpallet person i vdekur.
Që prej vitit 2010, asnjë lajm për jetën nuk ka marrë familja. Belegu, ishte administratori i kompanisë “Darfo” në Elbasan dhe ish-këshilltar i ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
Ai u zhduk në rrethana të paqarta në mars të vitit 2010. Largimi i tij nga Shqipëria ndodhi një muaj pas lirimit të tij nga qelia. Ai do të arrestohej si këshilltar i ministrit të Ekonomisë. Ditën e zhdukjes, Belegu kishte bërë një takim me një biznesmen. Në takim mësohet të jetë paraqitur me makinën e tij. Pas takimit dyshohet të jetë rrëmbyer nga katër persona të panjohur.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi