Dy persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Një automjet tip Benz përplas një Taxi, me pasojë dy të vdekur në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia thotë se ngjarja që la dy të vdekur ndodhi rreth orës 23:30 në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksident u përfshinë një taxi dhe një makinë Benz.
“Pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taxi me targa DR 475 TX. Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taxi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë”, sqaroi policia.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Mercedes-Benz e ka përplasur nga mbrapa Taxinë dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.
Në mjetin e tipit Mercedes-Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.
Policia po punon për gjetjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
22.02.2018