Një 41-vjeçar i identifikuar nga Policia si Devi Kasmi, është qëlluar mbrëmjen e djeshme me 5 plumba, 4 nga të cilët e kanë prekur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Burime të sigurta thanë se viktima njihet si person me precedent penal dhe se në momentin që u ekzekutua, në brez kishte dy pistoleta.
Viktima është edhe djali i një aktori të njohur për publikun shqiptar.
Djali i një aktori të njohur në Tiranë është viktimë e atentatit mafioz të djeshëm.
Ai nuk kishte shume ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi jetonte në Spanjë, shkruan syri.net.
Mësohet se 41-vjeçari është qëlluar në një rrugicë në errësirë, teksa sapo kishte dalë nga shtëpia.
Familja e tij është e njohur në Tiranë, pasi babai i të ndjerit, Bilbil Kasmi ka qenë aktor.
Një ndër filmat që kishte luajtur ai është “Intendenti”, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1980 me metrazh të shkurtër, si dhe “Çeta e vogël”.
30.01.2018