Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KURIOZITETE»Një arkitekte që la gjurmë nëpër botë, ja disa nga ndërtesat e saj…
Një arkitekte që la gjurmë nëpër botë.Ja disa nga ndërtesat e saj
Një arkitekte që la gjurmë nëpër botë.Ja disa nga ndërtesat e saj

Një arkitekte që la gjurmë nëpër botë, ja disa nga ndërtesat e saj…

4 vite më parë Komento

Një arkitekte që la gjurmë nëpër botë. Ja disa nga ndërtesat e saj…

Arkitektja britanike Zaha Hadid, e lindur në Irak, është një nga arkitektet më të njohura të kohëve moderne. E lindur në Bagdad në vitin 1950, Hadid studioi Matematikë  në Bejrut, dhe më pas u zhvendos në Londër për të marrë pjesë në Shkollën e Shoqatës Arkitekturore rreth viteve 1972-1977. Pas marrjes së diplomës, Hadid u bë partnere me ish-profesorët e saj në Zyrën e Arkitekturës Metropolitane.

Ajo ka ndërruar jetë më 31 mars të 2016 në Miami, Florida, por është cilësuar si arkitektja që çliroi gjeometrinë arkitekturore me krijimin e formave likuide, shumë ekspresive dhe lundruese. Ajo qe pionere e parametrizmit dhe një ikonë e neo-futurizmit.

“Unë nuk mendoj se arkitektura është vetëm për strehim, apo vetëm për një mbyllje shumë të thjeshtë. Ajo duhet të jetë në gjendje t’ju nxisë, t’ju qetësojë, t’ju bëjë të mendoni. “- Zaha Hadid

Më poshtë do haseni me disa nga ndërtesat e saj më të njohura neofuturistike, për t’u qetësuar, nxitur, e pse jo, edhe për t’u shkëputur sadopak nga monotonia e arkitekturës së qytetit tonë.

Opera House Guangzhou gjendet në harmoni të përsosur me vendndodhjen e saj. Shtëpia e Operas është në zemër të zhvillimit kulturor të Guangzhou. Salla e Operës me një lartësi që përmban 1,800 vende ofron teknologjinë më të fundit akustike dhe salla e vogël multifunksionale prej 400 vendesh është projektuar për artin, operën dhe koncertet e performancës. Dizajni u zhvillua nga konceptet e peizazhit natyror dhe bashkëveprimit interesant midis arkitekturës dhe natyrës; duke u angazhuar me parimet e erozionit, gjeologjisë dhe topografisë. Dizajni i Shtëpisë së Operës Guangzhou është ndikuar veçanërisht nga luginat e lumenjve dhe mënyrën sesi ato transformohen nga erozioni.

Projekti fokusohet në rigjenerimin urban të një vendi të rëndësishëm në kryqëzimin e projekteve kyçe kulturore brenda qytetit të Beogradit. Duke ndjekur traditat e forta moderniste të rajonit, plani ka aplikuar koncepte dhe metoda të reja, duke sjellë një përbërje të ndërtesave që trajton kompleksitetin e modeleve të jetesës së shekullit 21. Dizajni për BEKO është ngulitur në peizazhin përreth të aksit kulturor të Beogradit dhe përfshin hapësira të rëndësishme publike.

I kompletuar në vitin 1993, stacioni i zjarrit ‘Vitra’ do të ishte projekti i parë i realizuar nga Hadid, dhe për karrierën e saj do të ishte pikërisht ky projekt që do të mundësonte hedhjen e emrit dhe stilit të saj në një audiencë ndërkombëtare. Stacioni i zjarrit ‘Vitra’ është vepër e shfaqur në gjuhën teorike dekonstruktive që e zhvilloi përmes pikturave të saj, si ndërmjetëse të gjetjes së marrëdhënieve dhe formës hapësinore. Stacioni i zjarrit ‘Vitra’ është një sintezë e filozofisë dhe arkitekturës.

“E ndërtuar për të vendosur një arkiv të madh dokumentesh rreth genocidit kamboxhian të viteve 1970, në të cilin dy milion njerëz humbën jetën, Instituti Rith Sleuk do të sjellë një ndryshim radikal për arkitekturën e Zaha Hadid – e cila ka shkuar nga gjeometria e dhunshme në gjeometrinë e ngrohtë të përbërë nga druri. Kamboxhia do të marrë një muze të ri genocidi dhe instituti kërkimor. 35 vjet pas përfundimit të mbretërimit brutal të Khmer Rouge, Instituti Rith Sleuk do të inkorporojë një muze, qendër kërkimore, shkollë universitare, arkiva dokumentare dhe biblioteka kërkimore, të vendosura në një park të shtrirë në jug të qendrës së kryeqytetit, Phnom Penh .” – The Guardian

Një arkitekte që la gjurmë nëpër botë. Ja disa nga ndërtesat e saj

Me 40 kate dhe një sipërfaqe bruto prej 150,000 metra katrorë, kulla përmban rreth 780 dhoma, suita dhe vila në tarracë. Hoteli gjithashtu përfshin një shumëllojshmëri të ambienteve të takimit, dhoma të lojrave, lobe, restorante, spa, dhe pishinë në tarracë.

Projekti përbëhet nga tre kulla rezidenciale skulpturore 22 dhe 25 katëshe që përmbajnë 486 apartamente dhe tetë vila me pamje nga lumi, së bashku me hapësirat e parkimit të makinave dhe 7,300 katrorë metra për parkun rrethues. Vendi ka rëndësi historike dhe përfshin Shtëpinë Middenbury të Listës së Trashëgimisë të viteve 1860. Çdo kullë rezidenciale, “kujton një lule në lulëzim”, është projektuar me një fasadë shumëkatëshe, e përbërë nga lustrimi i mureve nën një model diamanti.

www.lajm-shqip.com

16.04.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Video/ Mban për herë të parë në krahë stërnipin, ja fjalët unike …
  • Video/ Futbollisti madrilen uron vajzën shqiptare: ‘Ke përkrahjen …
  • Video/ Foka kap dorën e zhytësit, kërkonte ta prekte ….

 

arkitekte bote gjurmë ndertesat nje 4 vite më parë
admin
Etiketime arkitekte bote gjurmë ndertesat nje
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Salah kërkon të fitojë ‘Ligën e Kampionëve’, përpara ‘Këpucës së artë’…

Pasardhëse

Berisha, denoncimi: Kush është ‘Loshi’, oficeri i Policisë që trafikon kokainë!

Të Ngjashme

Zgjimi herët në mëngjes, ja dhjetë arsyet përse duhet bërë

Zgjimi herët në mëngjes, ja dhjetë arsyet përse duhet bërë

admin 4 vite më parë
Humbet jetën në aksident Kryeinspektori i degës së ISHSH në Kukës

Humbet jetën në aksident Kryeinspektori i degës së ISHSH në Kukës

Elda Bani 4 vite më parë

Kujdes me veshjen! Mund të çojë mesazhe të gabuara

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com