Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Nisma e çuditshme e mazhorancës: “Peshqit e Mëdhenj” po mbrohen?
nisma
Nisma e çuditshme e mazhorancës: kush nga “Peshqit e Mëdhenj” po mbrohet para arrestimit?

Nisma e çuditshme e mazhorancës: “Peshqit e Mëdhenj” po mbrohen?

4 vite më parë Komento

Nisma e firmosur nga Taulant Balla për të vendosur në rregullore një barrikadë për kërkesën e arristimit të deputetëve ka çuditur ndërkombëtarët.

Grupi parlamentar socialist i ka paraqitur kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, disa propozime për ndryshimin e rregullores.

Ajo që bie në sy janë ndryshimet në rastin e një kërkesë të Prokurorisë për arrestimin e një deputeti.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Lulzim Basha takim sot pasdite në Elbasan për protestën

  • Basha ‘fshin’ Republikën e Re, rikthehet logo e demokratëve, thirrje për…

Nisma e mazhorancës, në pikëpyetje nga ndërkombëtarët.

Sipas rregullores aktuale, sot Prokuroria mjafton të dërgojë në Kuvend një kërkesë dhe dokumentet shoqëruese.

Propozimet e socialistëve fusin shprehimisht termin prova.

Pra, Prokuroria duhet ta dorëzojë relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me prova.

Ky debat i provave doli gjatë kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit.

Socialistët kërkuan që Prokuroria t’i provonte Kuvendit fajësinë.

Nga ana tjetër demokratët thanë se Kuvendi nuk është gjykatë ndaj mjaftonte dyshimi i arsyeshëm për të lejuar arrestimin e deputetit.

Pikërisht pas kësaj nisme ka folur ambasadori amerikan, Donald Lu.

Në një intervistë në gazetën “Dita” tha se ka edhe brenda mazhorancës kundërshtarë të reformës në drejtësi që kërkon të mos zbatohet.

Në draftin e PS-së është shtuar një element drithërues: Rregullorja sot parashikon që raporti i këshillit nuk është objekt diskutimi.

Por propozimet e reja të socialistëve fusin mundësin për debat. Kurse votimi, i cili sot është i fshehtë, propozohet të bëhet i hapur.

Pra, deputeti mund ta dijë se kush prej kolegëve ka votuar pro apo kundër arrestimit të tij.

Për ta ndryshuar rregulloren duhen të paktën 71 vota, të cilat grupi socialist i ka.

Ndryshimi i rregullave të përbashkëta të lojës në përgjithësi është bërë me konsensus por kësaj radhe ka shumë gjasa që opozita nuk do ta pranojë.

Ambasadori amerikan kërkoi nga opozita që ta vazhdojë aksionin e saj që të bllokojë abuzimin e mazhorancës.

Po pse PS kërkon të forcojë barrierat ndaj prokurorisë tani që pritet të nisë operacioni ndaj “peshqve të mëdhenj”?

Kush do të jetë parlamentari që pritet të hyjë në rrjetë?

nisma

Sipas gjasave do të jetë i madh. Këtë e thotë edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

“Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?  Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj.

Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit.

Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu.

Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin.

Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate.

Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane.

Dhe ka mbështetjen time të plotë”, tha Donald Lu.

 

Për lajm-shqip

Ylli Pata

18.01.2018

balla Basha Lu nisma peshq 4 vite më parë
admin
Etiketime balla Basha Lu nisma peshq
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Burgim i përjetshëm, Kushtetuesja e rrëzon Frrokun, kërkonte rigjykim

Pasardhëse

Mitropoliti i Elbasanit mbjell ullinj në qytetin e Cërrikut…

Të Ngjashme

Bashkia e Vlorës në gjykatë, rrezikon 50 milion Euro

Bashkia e Vlorës në gjykatë, rrezikon 50 milion Euro

admin 3 vite më parë
Aksioni i AKU-së, pezullohen dy inspektorë pasi…

Aksioni i AKU-së, pezullohen dy inspektorë pasi…

admin 3 vite më parë
Çudit Edi Rama në takimin me Tsipras, ja çfarë mbante në xhep…

Çudit Edi Rama në takimin me Tsipras, ja çfarë mbante në xhep…

Klajdi Thaci 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com