Nisin hetimet për konfliktet e të birit, pas ekzekutimit të Ndokës!
Aleksandër Ndoka që u vra me armë zjarri në Lezhë nuk ka pasur precedent penalë. Por konfliktet në familjen e tij i ka pasur djali, Samuel Ndoka. Ai u përfshi në një sherr që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Lezhës.
Pas ekzekutimit, nisin hetimet rreth konflikteve të djalit.
Samuel Ndoka, 19 vjeç (djali i Aleksandër Ndokës që u vra sot) akuzohet se së bashku me kushëririn e parë Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku, njofton Report tv. Samuel Ndoka dhe Danjan Ndoka u arrestuan në datë 28 tetor. Ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij. Por ky nuk është konflikti i parë i Samuel Ndokës. Ai u arrestua në datë 28 tetor në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë, pasi është një emër i njohur për policinë. Samuel Ndoka së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan edhe nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku. Duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017
09.12.2017