Nis sot Samiti i BE në Sofje: dilemat mbi Shqipërinë. Zhvillohet sot në Sofje Samiti i Bashkimit Europian me krerët e Ballkanit nga ku pritet të dalë një sinjal më i qartë nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë.
Nis sot Samiti i BE në Sofje: dilemat mbi Shqipërinë.
Nga BE do të jenë prezent Presidenti Donald Tusk, kreu i Komisionit Jean Claude Jucker, Shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn, Kryeministri bullgar dhe ai estonez, vend i cili pritet të marrë presidencën në korrik. Mesazhi politik më i rëndësishëm pritet të jepet nga Jucker. Ky, ka negocuar vetë me krerët e shteteve skeptike në lidhje me përparimin e Shqipërisë. Në fund të takimit pritet që të miratohet edhe një deklaratë për sigurinë, luftën kundër radikalizmit dhe për emigracionin.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhja gjeostrategjike e Ballkanit. “Ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit. Ne duam të demonstrojmë se na intereson për zhvillimin social ekonomik të rajonit. Gjithashtu investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE. Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani”, tha Tusk. Deri tani vetëm Gjermania, Franca dhe Holanda nuk kanë bërë publike vendimet e tyre që pritet t’i marrin deri në fund të qershorit. Edi Rama dhe Ditmir Bushati do të jenë përfsqësuesit e Shqipërisë në Samit.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata